LDK, “mes dy zjarreve”

Pas këmbënguljes së shumë anëtarëve të Aleancës se nuk do t’i bashkohen “karvanit të bisedimeve” dhe asnjë koalicioni të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit, së fundi nënkryetari i parë i kësaj partie, Blerim Shala i ka rënë “vulë”, shkruan Zëri.
Ai ka thënë se të dy këto procese janë të mundshme, vetëm se për koalicion qeverisës duhet të pritet lirimi i Ramush Haradinajt dhe i njëjti të bëhet kryeministër.
Por, nëse partia e Isa Mustafës do ta shfrytëzojë siç duhet bashkimin e “partive të luftës”, përkatësisht proceset ku pritet të përfshihen PDK-ja dhe AAK-ja, siç janë bisedimet me Serbinë, atëherë kjo do ta forcojë atë që në zgjedhjet e ardhshme pas koalicionit që pritet të ndodhë në shtator, t’i fi tojë zgjedhjet.
Ndërkaq, nëse qëndrimi në opozitë do të jetë i heshtur, pa iniciativë konkrete dhe pa veprim opozitar, sikurse që ka qenë deri më tash, atëherë partia që dikur ishte më e madhja në vend do të radhitet te të fundit për nga fuqia.
Të paktën kështu thonë analistët kosovarë, të cilët theksojnë se nga përafrimi i AAK-së me PDK-në më së paku do të përfitojë vendi.