BE-ja mbështet doganen shqiptare. Bode: Ekonomia nën kontroll
Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode është shprehur sot se borxhi publik i Shqipërisë është nën kontroll dhe qeveria po dhe duhet të mbështesë rritjen ekonomike.
Pas diskutimeve në një tryezë mbi administratën doganore në vend, zoti Bode tha se qeveria ka menaxhuar thesarin e shtetit në pritje të ardhurave nga privatizmi.
Sipas Bodes paratë e HEC-ve do të shlyejnë borxhet ndaj bizneseve.
Arkëtuam 57 mln Euro që shkojnë në uljen e huamarjes së brendshme. Tregu fianciar ka zhvillime tepër pozitive. Tregu është likuid. Këto disponibilitete duhet të mbështesin rritjen e vendit. Skemi të drejtë të përdorim më shumë se jemi lejuar huamarrje,-tha Bode në një prononcim për gazetarët.
Më herët në takim zoti Bode tha se ky është programi i dytë i binjakëzimit të administratës së doganës shqiptare.
Projekti përfshin marrëveshje koncesionare për qarkullimin e mallrave dhe uljen e evazionit fiskal,-tha ai.
Bode tha se projekti përfshin marrëveshje koncesionare për qarkullimin e mallrave dhe uljen e evazionit fiskal.
Projekti po realizohet me mbështetje të BE-së dhe kreu i prezencës së saj në vendin tonë Ettore Sequi tha Sequi tha se përmes këtij projekti ekspertët shqiptarë, jo vetem do të marrin ekperiencë të huaj, por kjo do të mundësojë rritjen e efiçencës së biznesit.
Projekti është financim i Bashkimi Evropian me një fond prej 1,5 milionë eurosh me qëllim përmirësimin e praktikave të punës së administratës doganore shqiptare.