E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, Berisha: Superfuqi, do të krijojmë linjë nënujore me Italinë

berisha-energjiaTiranë- Kryeministri Sali Berisha ka bërë sot inagurimin e sistemit të ri të kontrollit energjitik OST SCADA/EMS, në Kashar të Tiranës, ndërsa tha se në mandatin e ardhshëm do të krijohet një linjë nënujore Itali-Shqipëri.

Në fjalën e tij ai u shpreh se gjatë kohës që vendi qeverisej nga socialistët qytetet gumëzhinin nga zhurma e gjeneratorëve, ndërsa tani, sipas tij, vendi është kthyer në eksportues energjie.

Në të 4 anët e vendit gumëzhinin gjeneratorë dhe qytete të tëra vendoseshin në agoni energjetike. Nëse analizoni kohën e cila është gjithnjë e më e çmuar, ndikojnë faktorë të tjerë, por ka një faktor që kohën pothuaj e ndalon, pothuaj e zeron, dhe ky faktor është vullneti politik. Përgëzoj punonjësit e tërë sistemit energjetik. Ju e patë qartë se vullneti politik është që qytetarëve shqiptarë të mos u mungojë asnjë minutë energjia elektrike,- tha Berisha.

Sipas kryeministrit prioritet i qeverisë është kthimi i vendit në një superfuqi energjitike, duke thënë se në këto katër vitet e fundit pati 730 milionë euro investime. Një tjetër arritje sipas tij ishte që pavarësisht që vendi ka pasur rritje ekonomike, nuk ndodhi asnjë rirtje e çmimit të energjisë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›