BE-ja me një shërbim për politikën e jashtme
Bashkimi Evropian do të ketë për herë të parë në të ardhmen një shërbim për politikën e jashtme të saj. Pas disa negociatave që zgjatën me muaj të tërë, në Madrid përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës kanë rënë dakord për krijimin e një shërbimi funksional për politikë të jashtme.
Ky shërbim duhet të mundësojë paraqitjen e përbashkët të BE-së për çështjet e jashtme.
Presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso foli për një hap të madh.
Marrëveshja duhet të aprovohet edhe prej Parlamentit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së. Me Marrëveshjen e Lisbonës parashikohet që ky shërbim të ketë rreth 7 mijë bashkëpunëtorë.