SHBA: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
Washingtoni zyrtar sërish i bën me dije të gjithëve se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kufijtë e saj janë të paluajtshëm.
Kjo thuhet edhe në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit që jepet si reagim ndaj fjalës së ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç i cili në takimin e Komitetit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë tha se statusi i Kosovës ishte "një çështje ende e hapur."