E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamjakë, arrestohet supertrafikanti i shumëkërkuar nga SHBA



Autoritetet xhamajkane kanë arrestuar supertrafikantin e shumëkërkuar nga SHBA, Kristofer "Dudus" Coke. Sipas autoriteteve vendase të cilat citohen prej mediave ndërkombëtare, "Dudu" Coke u ndalua në një zonë përiferike të kryeqytetit xhamajkan, Kingston.
Përpjekjet për arrestimin e supertrafikantit, i cili mbrohet nga shtresat e varfëra të popullsisë në Xhamajkë, shkaktuan mbi 73 persona të vdekur gjatë trazirave në muajin maj. Për bosin xhamajkan të drogës që shkaktoi kaos në ishullin karibian, është kërkuar edhe ekstradimi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ëashingtonin, Coke është përgjegjës për të paktën 3 000 vrasje të regjistruara në ishull . Coke kërkohej edhe për trafik armësh. Policia xhamajkane bëri të ditur se Christopher Coke, është arrestuar gjatë orëve të pasdites. Arratisja e tij dhe mbrojtja nga shtresat e varfëra të popullsisë, shkaktoi përleshje të ashpra dhe të përgjakshme ndërmjet policisë dhe ushtrisë xhamajkane nga njëra anë dhe mbështetësve të "Dudus" nga ana tjetër. Drejtësia amerikane e akuzon Coke dhe bandën e tij se furnizon Neë York-un dhe qytetet e tjera me kokainë dhe marijuanë. Nëse shpallet fajtor në SHBA, ai do të ndëshkohet me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›