Kongo, 60 persona humbin jetën pas daljes së trenit nga shinat
Një tren ka dalë nga shinat dhe ka rënë të martën në një luginë në Republikën e Kongos duke shkaktuar vdekjen e 60 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, në një linjë hekurudhore të rrezikshme të shtetit qëndror afrikan.
Treni kishte lënë qytetin bregdetar të Point-Noire për t'u nisur drejt kryeqytetit Brazaville. Rreth 60 trupa u gjetën në vendin e aksidentit nga pasditja e së martës, dhe rreth 450 të tjerë tw plagosur janë trajtuar nga lwndimet .
Zyrtarët besojnë se treni ishte duke udhëtuar shumë shpejt në një kthesë. Të paktën 50 vetë u vranë në të njëjtën linjë gjatë vitit 2001. Shumë prej tyre u dogjën për vdekje kur dy trena u përplasën në Mvougounti rreth 75 km larg në lindje të Point-Noire.