BE-ja nuk e pranon shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës
Qëndrimin e ndërkombëtarëve e theksoi mbrëmë në Sarajevë Katerine Ashton, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë në BE.
"Nuk kam asgjë kundër një Republike Serbe të fuqishme si pjesë të shtetit funksional të Bosnje-Hercegovinës, por nëse kjo republikë e rrezikon funksionimin e shtetit apo minon marrëveshjet paqësore, ajo është në dëm të së ardhmes", theksoi Ashton.
Ashton përsëriti se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet e politikës së jashtme të BE-së. Pas vizitës në Bosnje-Hercegovinë, Ashton pritet të vizitojë edhe Serbinë.