Braçe: OSSH rritje artificiale të energjisë
Në një komunikim mediatik, deputeti Erion Baraçe, tha se kjo qeveri ka dorëzuar tashmë pasuritë publike, por edhe monopolet shtetërore që materializojnë shërbimet publike.
Ai tha se rritja e çmimit të energjisë, edhe pse në krizë, është paravendosur qysh me privatizimin e OSSH. “Faturat e energjisë janë për fat të keq nga 10-35 % më të larta, duke rënduar shumë buxhetet familjare në vështirësi ekstreme nga një rritje e madhe e gjithpërfshirë e çmimeve. Por po provojmë gjithashtu se ne jemi populli më fatkeq, të cilin, mund ta vjedhë kushdo, nisur nga qeveria e ditëzezë e Sali Berishës deri tek klientët e saj, tek të cilët, kjo qeveri ka dorëzuar pasurinë publike, por edhe monopolet shtetërore që materializojnë shërbimet publike”, theksoi Braçe.
Ai akuzoi OSSH-në, se bërë rritje të çmimit të energjisë që në muajin dhjetor, ndërkohë që ndryshimi i çmimit ka nisur në janar. “Ne kemi detyrimin të paguajmë energjinë që konsumojmë, jo vjedhjen që na detyroi Sali Berisha me privatizimin e tij klientelist!”, vijoi ai.