E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja planifikon largimin e mundshëm të Greqisë nga euro-ja

Komisioneri i Tregtisë, Karel De Gucht, gjatë një prononcimi për gazetën belge “De Standaard” tha se plane të tilla do të minimizonin mundësitë për një “efekt domino” nga dalja e Greqisë.

Por, një anëtar i bordit ekzekutiv të BQE-së, tha se ishte në favor të qëndrimit të Greqisë në Eurozonë.

“Preferenca jonë e fortë është që Greqia të mbetet në euro”, tha Jose Manuel Gonzalez-Paramo gjatë një prononcimi për “Reuters”-in. Paramo pritet të lërë BQE-në në fund të majit.

Përgjatë krizës së euros, Brukseli ka ngulur këmbë që Greqia të qëndrojë në euro teksa në anën tjetër i ka kërkuar Athinës të përmbushë shkurtimet e shpenzimeve.

“Sot, si në Bankën Qendrore Evropiane ashtu edhe në Komisionin Evropian po studiohen skenarët emergjentë nëse Greqia nuk qëndron”, tha de Gucht për “De Standaard”.

Ai tha se një largim i Greqisë “nuk do të thotë fund i euros, sikudër shumë thonë”, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-18 14:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›