E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, serbët e veriut paralajmërojnë protestë

Serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar sot në mesditë një protestë, si reagim ndaj arrestimit të djeshëm nga policia e Kosovës, të një serbi.
37-vjeçari Miljkoviç u arrestua dje si i dyshuar për pjesëmarrje në shkatërrimin e vendqëndrimeve të policisë, e cila ishte vendosur në lagjen “Tre rrokaqiejt” dhe pas sulmit terrorist mbi familjen Haradinaj, ku vdiq kryefamiljari i saj, Selver Haradinaj.
Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›