Basha: Nesër shpallet plani urbanistik

Duke vlerësuar punën njëvjeçare të bërë për realizimin e këtyre projekteve, Basha theksoi se kjo është përgjigjja më e mirë, që studentët e Universitetit Politeknik u japin skeptikëve që mendojnë se qyteti ynë nuk bëhet.
“Projekti i Bulevardit të Ri dhe lumit të Tiranës, sikundër edhe Plani Urbanistik që ne do të shpallim nesër, për t’i hapur rrugën një procesi konsultimi me të gjithë qytetarët e Tiranës dhe grupet e interesit dhe më gjerë, sepse Tirana nuk është vetëm qytet, është edhe kryeqendra e kombit, ka si synim të ofrojë një model të ri qytetërimi, një qytet modern dhe evropian. Tirana evropiane do të thotë Tirana e qytetarëve dhe ky është standardi i Tiranës Evropiane, që ne synojmë me projektin e Bulevardit, që ne synojmë me Planin e Ri Urbanistik dhe që unë prapë e pashë të shpalosur sot në punimet tuaja, këtu në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit”, theksoi Basha.
Kryetari i Bashkisë tha se asnjë nga këto punime nuk do të ishte i mundur, nëse mungon besimi tek e ardhmja e qytetit tonë. “Asnjë nga këto punime nuk do të ishte i mundur thjesht me aftësitë tuaja, që pa dyshim janë aftësi shumë të mira projektuese, me të gjithë kapacitetet që ky Fakultet, ndër më të vështirët e botës universitare kërkon nga ju, që nga shkencat, displinat bazë deri tek talenti juaj për t’i derdhur ato në letër, por kjo nuk mjafton dhe nuk kishte për të mjaftuar, nëse ju nuk do të kishit investuar në këto punime shpirtin tuaj, dashurinë tuaj për qytetin dhe bindjen tuaj se së bashku do ia dalim, të kapërcejmë këtë hendek, nga realiteti i sotëm, tek Tirana që po projektojmë për 20 vitet e ardhshme dhe ky është burimi më i madh i shpresës, për qytetin e Tiranës, i besimit të qytetarëve të Tiranës, besim i cili qëndron në themel të asaj që qyteti ynë rrezaton”, vijoi. /Start/
2012-05-17 16:35