E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Tadic ne Kosove me rastin e krishtlindjeve ortodokse

Presidenti i Serbise Boris Tadic pritet te qendroje ne Kosove me rastin e Krishtlindjeve ortodokse qe kremtohen te shtunen. Qeveria e Kosoves ka dhene pelqimin e saj per kete vizite me kushtin qe ajo ti permbahet karakterit te saj fetar dhe te mos keqperdoret per deklarime politike. Presidenti serb pritet te qendroje ne Patrikanen e Pejes ne mbremjen e se premtes ndersa te shtunen ne mengjes do te marre pjese ne liturgjite fetare ne manastirin mesjetar te Decanit. Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi tha sot se kerkesa per viziten eshte bere nepermjet zyrave nderlidhese te Komisionit Evropian ne Beograd e Prishtine ndersa shfaqi shpresen se ajo do te kaloje pa perseritje te pervojave nga e kaluara kur jane bere edhe deklarime politike.

shte edhe nje prej kerkesave tona qe ai ta trajtoje kete vizite si religjioze ta trajtoje si vizite e karakterit jo-politik. Ne e dime qe ai mund te beje tejkalim por megjithate kemi garanci nderkombetare per nje mesazh te tille qe i eshte derguar drejtperdrejt edhe atij tha zevendeskryeministri Kuqi.

Vizita e presidentit serb Boris Tadic ne Kosove ndodhe ne nje periudhe kur serbet ne veriun e Kosoves kane vendosur qe te organizojne nje referendum me te cilin qytetaret serb ne ate zone do te deklarohen nese duan apo jo te pranojne institucionet e Kosoves. Kjo nisme qe eshte kundershtuar edhe nga pushteti ne Serbi sipas zevendeskryeministrit te Kosoves Hajredin Kuqi nuk ka rrjedhoja pozitive per serbet ne veri pervec vazhdimesise se tensioneve.

Une mendoj qe efekte legale dhe politike sa i perket neve dhe bashkesise nderkombetare nuk ka por i ka disa efekte qe ata po mundojne ti arrijne. E para ta legjitimojne nje grup te strukturave paralele jo perball nesh apo botes por perball njeri tjetrit e dyta eshte qe ata tentojne ta perdorin si mjet politik ne te ardhmen per zhvillimet politike qe mund te jene dhe mbi gjitha eshte nje tendence per ta mbajtur nje kohezion te komunitetit serb atje. Ne i ftojme qytetaret serb qe te mos bejne veprime te tilla qe nuk shkaktojne asnje pasoj pozitive per ata perkundrazi krijojne tensione. Une jam i bindur qe keto do ta luajne rolin pozitiv edhe bashkesia nderkombetare por edhe ne por edhe vet Serbia nuk do te nderhyj tha ai.

Perfaqesuesit e serbeve ne veri qe po vazhdojne te mbajne te bllokuara rruget ne ate zone ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines thane se referendumi do te forconte edhe pozicionin e Serbise ne bisedimet me Kosoven ndersa u shprehen te habitur me kundershtimin e pushtetit ne Serbi. Por perfaqesuesit e qeverise se Serbise thane se referendumi eshte i panevojshem duke e cilesuar ate si i vendim politik te opozites serbe e cila sic thuhet me hapa te tille vetem sa po synon ta bllokoje rrugen evropiane te Serbise. Serbia deshtoi te marre muajin e kaluar statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian per shkak te zhvillimeve ne veriun e Kosoves.

Pjesa e dyte e muajit janar pritet te shenoje nje periudhe te re bisedimesh ndermjet te dyja paleve ndersa muaji shkurt  eshte paralajmeruar si periudhe e shqyrtimit te serishem te qasjes se Serbise ndaj Kosoves dhe shkalles se permbushjes se kritereve per afrim me strukturat e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›