E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja shumë larg “Shteteve të Bashkuara të Evropës”

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, vlerësoi se shtetet e BE-së ende janë shumë larg “Shteteve të Bashkuara të Evropës” dhe kërkoi punë të mëtutjeshme në procesin e integrimeve.

Në takimin e krerëve të Zvicrës, Gjermanisë, Lihtenshtajnit dhe Austrisë, Fischer kërkoi thellimin e integrimeve.

Ai tha se politika e Evropës po përballet me mungesë të fakteve dhe se në të ardhmen

“tema e vështirë, e quajtur Evropë, duhet t’i shpjegohet më mirë popullatës”.

Megjithatë, Fischer tha se është optimist sa i përket ardhmërisë së BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›