E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja synon te mbroje me mire kufijte e vet te jashtem

Per te mbrojtur me mire kufijte e vet te jashtem prej refugjateve ilegale BE-ja synon te zgjeroje Agjencine Evropiane per Mbrojtjen e Kufijve Frontex. Sipas planeve Frontex-i duhet te kete ne te ardhmen mundesi per te blere ose per te marre me leasing aparate dhe pajisje si helikoptere ose anije. Per kete kompromis rane dakord 27 shtetet anetare te BE-se pas negociatash te veshtira ne Bruksel. Projekti duhet te miratohet edhe nga parlamenti dhe nga Keshilli i Ministrave. Problemi me i madh ne kete mes mbetet financimi sepse per Frontex-in nuk eshte parashikuar ndonje rritje buxheti.

Gil Arias Fernandez nuk te le vertet pershtypjen se eshte i kenaqur. Faktin qe BE-ja do te zgjeroje Agjencine Evropiane te Mbrojtjes se Kufijve zevendesdrejtori i Frontex-it e regjistron me shume me qetesi. Ne fakt ende nuk eshte vendosur gjithcka. Propozimet duhet te miratohen edhe nga parlamenti dhe nga keshilli i ministrave dhe kjo mund te zgjase thote ai. Ne rast se Brukseli jep dikur driten e gjelber atehere ne fillim te vitit te ardhshem edhe Frontex-i do te mendohet se si ti zbatoje dhe vere ne jete kompetencat e reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›