Tragjedia ne lumin Vollga Presidenti rus urdheron hetim te infrastruktures se transportit

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka reaguar ashper ndaj autoriteteve pergjegjese te lundrimit ne vendin e tij duke kerkuar nje hetim te menjehershem ne infrastrukturen e udhetimit ne mbare territorin. Pas tragjedise se fundit ku kane humbur jeten me shume se 00 persona ne nje barke turistesh ne lumin Vollga presidenti rus ka qene i ashper.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dmitri Medvedev kritikoi gjendjen e vjeteruar te anijeve te udhetimit
Autoritetet ne Rusi kane thene se barka Bulgaria qe u mbyt ne lumin Vollga ishte e mbipopulluar me njerez. Trageti i vjeter i ndertuar ne vitin 1955 ne Cekosllovakine e asaj kohe kishte nje kapacitet prej 140 pasagjeresh por ne kohen e tragjedise ishte me mbi 200 vete ne bord.
Anija kishte probleme teknike para nisjes
Numri i anijeve te vjetra qe lundrojne ne vendin tone eshte i papranueshem tha presidenti rus Dmitry Medvedev ne pergjigje te tragjedise te se henes. Ne te kaluaren keto gjera jane lene disi menjane dhe jane harruar tani me e keqja ka ndodhur.
Anija qe ishte nisur ne nje pushim disa ditor me shume turiste u mbyt ne me pak se 3 minuta pas nje stuhie te forte. Sipas autoriteteve ruse motori i anijes pati probleme para se te nisej. Edhe para se te largohej nga porti i Kazanit anija kishte probleme me motorin e majte por kapiteni vendosi te vazhdoje pavaresisht kesaj thane hetuesit qe moren ne dore ceshtjen kete jave.
Bildunterschrift Tragjedia ne Vollga
Tragjedia ka prekur shume femije
Te pakten 80 persona jane shpetuar pas incidentit te rende ndersa jane nxjerre me shume se 50 trupa te pajete. Rreth 75 persona mungojne ende ne apelin e autoriteteve. Manovrat e shpetimit jane komplikuar me shume pasi autoritetet ende nuke dine saktesisht numrin e personave ne bord. Shanset per te gjetur te tjere persona qe kane mbijetuar jane shume te vogla tha zedhenesja e ministrise se Situatave Emergjente Irina Andrianova. Te mbijetuarit kane rrefyer se me dhjetera femije ishin ne barke ne momentin qe u mbyt.
Praktikisht asnje prej femijeve nuk ia ka dale qe te mbijetoje. Ishin shume femije ne barke vertet shume tha nje grua qe i mbijetoi tragjedise ne nje interviste per televizionin Rossiya-24.
Autor AFP dpa Reuters/Aurel Borici
Redaktoi Lindita Arapi