E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja uron partinë islamiste për fitore në Tunizi

Bashkimi Evropian ka uruar sot partinë islamiste, Enahda, për fitoren e saj në zgjedhjet e para të lira në Tunizi.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, dhe komisionari për zgjerim, Stefan Fule, në deklaratën e përbashkët kanë premtuar ndihmë për Tunizinë në mënyrë që ky vend të ndërtoj demokracinë.


Dikur parti e ndaluar, Enahda fitoi më tepër se 41% të vendeve në Asamblenë e re, e cila pritet të ndryshoj Kushtetutën dhe të nominoj presidentin dhe qeverinë e përkohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›