FT: Kina e gatshme të investoj në fondin e eurozonës

Kina është e gatshme për dhënien e parave në fondin e eurozonës për ndihmë, nëse liderët evropianë e bindin Pekinin se investimi është i sigurt, ka thënë për të përditshmen londineze, Financial Times, një këshilltar i lartë i qeverisë së Kinës.
Një tjetër burim ka thënë për gazetën se investimi mund të arrijë në 100 miliardë dollarë para të gatshme.
Kjo gazetë, më tutje, raporton se Kinës i duhen siguri se edhe vendet e tjera do të kontribuojnë në fond.
Sipas gazetës, Kina, gjithashtu , kërkon që të jetë e sigurt se liderët evropianë do të përmbahen nga kritikat për politikën kineze.