Liberalizimi i vizave, takohen në Kosovë Rexhepi dhe Lunaçek
Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, është takuar sot në Prishtinë me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Urlike Lunaçek, ku u bisedua për të arritjet që ka bërë vendi në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.
Eurodeputetja Lunaçek, ka theksuar se qeveria kosovare është e përkushtuar dhe ka arritur rezultate për këtë proces, ndërsa ka kërkuar që të vazhdohet me këtë angazhim edhe në muajt e ardhshëm.
Ministri Rexhepi e ka falënderuar zonjën Lunaçek për angazhimin e deritashëm dhe e ka informuar për progresin e arritur dhe angazhimet, që i ka ndërmarrë kjo ministri, për fillimin e dialogut për vizat me Bashkimin Evropian, gjatë këtij viti.
Duke diskutuar për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakort se rendi dhe ligji, duhet të vendoset edhe në atë pjesë të Kosovës.