E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Përfundon misioni ushtarak i NATO-s në Libi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka deklaruar se operacionet ushtarake të aleancës në Libi përfundojnë më 31 tetor.

Ai ka theksuar se “puna ushtarake tshmë është kryer” dhe se takimi i ambasadorëve të NATO-s në Bruksel,  ka konfirmuar vendimin për ta mbyllur këtë mision deri në fund të muajit tetor.

NATO-s i ka mbetur që të tregoj se si mendon t`i përgjigjet kërkesës së autoriteteve të reja të Libisë, për prani të vazhdueshme, për të ndihmuar në sigurinë e kufijve dhe për luftimin e emigrimit ilegal.

Deklarata e sotme e NATO-s u bë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për përfundimin e mandatit për operacionet e NATO-s në Libi, pas vrasjes së ish liderit, Muamer Gadafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›