BE-ja vendos sanksione ndaj Sirisë

Raportet nga Brukseli tregojnë se Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë sanksione ndaj Sirisë.
Ambasadorët e BE-së kanë rënë dakord për vendosjen e embargos së armëve, ngrirjen e pasurive dhe moslejimin e vizave për 13 zyrtarë sirianë.
Sanksionet nuk prekin presidentin Bashar al Asad. Sanksionet do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme, pas miratimit nga kryeministrat e 27 vendeve anëtare.