Kosovë, Moisiu anëtar nderi i Institutit Albanologjik

Këshilli drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës ka shpallur ish- presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, anëtar nderi të këtij Instituti, pasi është figurë e rëndësishme e integrimeve mbarëshqiptare, i dëshmuar për angazhimin konstruktiv në kohën kur ishte president dhe angazhimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.
Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, në vështrimin e tij për ish-presidentin Moisiu dhe çështjen kombëtare, tha se në të gjitha fazat historike, kontekstet e sistemeve shoqërore çështja shqiptare ishte bërë preokupim i shtetit amë Shqipërisë, ku sipas tij shqiptarët e mbetur nën robëri shihnin dritën e shpresës. Në këtë vazhdë, Hyseni theksoi se zëri i ish-presidentit Moisiu ka zgjuar interesimin e shqiptarëve që aspironin lirinë.
Për Alfred Moisiun, zgjedhja për anëtar nderi të Institutit Albanologjik ishte nder dhe kënaqësi, për të cilin u shpreh se njeriu sa të jetë gjallë duhet të kontribuojë për shtetin dhe popullin e vet. Gjatë fjalës së tij, Moisiu ka ritheksuar edhe njëherë se Kosova është krahinë e Shqipërisë duke u shprehur se kjo gjë është një realitet dhe se duhet thënë me kurajë.