Iran, arrestohen besnikët e Ahmadinexhad

Disa bashkëpunëtorë të presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, mes së cilëve kreu i kabinetit, Esfandiar Rahim Mashaei, janë arrestuar me akuzën e magjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja iraniane “Ayandeh”. Të ndaluarit janë dyshuar për thirrjen e “xhindeve”, shpirtrat e këqinj të traditës pre-islamike.
Arrestimet janë bërë pasi Ahmadinexhad kishte ndaluar për dy ditë çdo aktivitet politik dhe nuk mori pjesë në dy takime të qeverisë, në polemikë me ajatollahun Ali Khamenei.
Pikërisht, kundërshtimet mes presidnetit dhe udhëheqësit suprem të vendit duket se janë në qendër të sulmeve kundër besnikëve të Ahmadinexhad.