Putin fton për koalicion të gjerë, para zgjedhjeve

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i ka ftuar forcat politike, nga të rinjtë dhe organizatat e grave e deri te sindikatat, që t`i bashkojnë forcat me partinë “Rusia e Bashkuar” para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
Në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij “Rusia e Bashkuar “në qytetin Volgograd, Putin tha se ai dëshiron që lista e kandidatëve për parlament të formohet deri në gusht dhe të miratohet nga partia.
Zgjedhjet e dhjetorit shihen si provë para zgjedhjeve presidenciale në mars 2012, në të cilat as Putini e as presidenti Dimitri Medvedev nuk kanë konfirmuar se do të garojnë.