E Diel, 1 Nëntor 2026

BE jep 60 milione euro per zhvillimin e sektorit privat

PRISHTINE - Bashkimi Evropian ka dhene 60 milione euro per hartimin dhe perpunimin e strategjise se zhvillimit te sektorit privat ne Kosove. Ne hartimin e kesaj strategjie do te angazhohen eksperte te ekonomise, vendas dhe te huaj, te cilet u mblodhen sot ne Prishtine ne nje seminar dyditesh, te organizuar nga Agjencia Evropiane per Rindertim (AER). Ministri i Tregtise dhe Industrise te Kosoves, Lufti Zharku, i pranishem dje ne seminar, tha se gjate mandatit te tij do te perqendrohet ne krijimin e nje mjedisi qe ndihmon zhvillimin e sektorit privat. Drejtuesi i ekipit per zhvillimin dhe perpunimin e strategjise se zhvillimit te sektorit privat ne Kosove, Majk Men, tha se varianti perfundimtar i kesaj strategjie parashikohet te prezantohet me 7 shkurt 2008. Ky projekt i financuar nga BE, do te menaxhohet nga AER.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›