KE nuk perjashton shpalljen e njeanshme te pavaresise
STRASBURG - Ne Rezoluten e miratuar te marten nga Asamblea Parlamentare e Keshillit te Europes rreth statusit te Kosoves, nuk eshte marre parasysh amendamenti i kerkuar nga Serbia dhe disa mbeshtetes te saj, ku thuhej se kosovaret duhet te qendrojne "larg ndermarrjes se hapave te njeanshem per shpalljen e pavaresise" dhe as amendamenti tjeter, qe "misioni i Bashkimit Europian te mos instalohet ne Kosove", thuhet ne nje informacion te Qendres per Informim te Kosoves (QIK). Ne rezolute thuhet se mes skenareve te mundshem "nuk perjashtohet" qe Parlamenti i Kosoves te shpalle pavaresine ne menyre te njeanshme. Ne kete rast, thote rezoluta, Bashkimi Europian duhet te perpiqet te arrije nje qendrim te unifikuar ndaj nje deklarate te tille.
Rezoluta e miratuar me 96 vota pro, 48 kunder dhe 24 abstenime, ishte propozuar nga lordi Rasell Xhonston. Me kete rezolute kerkohet nga Keshilli i Sigurimit i OKB-se qe "te kapercehen dallimet dhe te imponohet zgjidhja per statusin e Kosoves".
"Statusi i pazgjidhur ndikon ne jostabilitetin e gjithe rajonit", thekson rezoluta, propozuesi i se ciles, lordi Xhonston, shprehu ne fjalen e tij dhe mbeshtetjen per planin e Martti Ahtisaarit. Miratimi i kesaj rezolute u be me disa ndryshime te vogla te propozuara nga deputetet serbe, ruse dhe greke mes te cileve propozimi qe negociatat te mos konsiderohen te mbyllura.