E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karolina e Jugut, Obama kryeson ndaj rivales Klinton

Demokrati Barack Obama kryeson ndjeshem ndaj rivales tjeter demokrate, kandidate per zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton tre dite perpara zgjedhjeve te kandidateve ne Karolinen e Jugut, duke arritur epersine permes ndihmnes se votuesve me ngjyre, ben te ditur nje sondazh i nxjerre dje nga Reuters/C/SPAN/Zogby.
Obama kryeson ndaj Hillari Klinton 43 per qind me 25 per qind dhe John Edwards renditet i treti me 15 per qind. Me shume se gjysma e votuesve ne zgjedhjet per kandidat te Karolines se Jugut priten te jene me ngjyre. Obama, senatori i Ilionosit, i cili ne rast se fiton do te jete presidenti i pare amerikan me ngjyre, kryeson mes komunitetit afrikano-amerikan me 65 per qind nga 16 per qind. Klinton dhe Edwards jane prane njeri tjetrit mes votuesve te bardhe, ku Clinton kryeson me 33 per qind, Edwards 32 per qind, ndersa Obama ndodhet i treti me 18 per qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›