E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri i aborteve peson renie te ndjeshme

Plot 35 vjet me pare Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara mori vendimin qe coi ne ligjesimin e abortit ne Shtetet e Bashkuara, vendim qe edhe sot eshte teme debatesh. Por nje studim i ri tregon se numri i aborteve me nderhyrje kirurgjike ka rene ndjeshem.
Studimi i gjere tregon se abortet me nderhyrjen e mjekut ne Shtetet e Bashkuara kane rene me 25 per qind qe nga viti 1990. Studimi u krye nga Instituti Gatmaker, organizate kerkimore qe perqendrohet te ceshtjet e shtimit te popullsise. Studiuesit intervistuan cdo mjek dhe klinike, qe kryen aborte ne Shtetet e Bashkuara. Dhe ndersa shkalla e aborteve ka rene, studiuesit nuk mund te percaktojne arsyen, megjithate ata ofrojne disa teori.
Grate kane ne dispozicion me me lehtesi masa kontraceptive, mes tyre edhe ilacin e njohur si hapi i mengjesit, nje kontraceptiv emergjent, qe i ndihmon grate menjehere pas marredhenieve te pambrojtura seksuale. Nje faktor tjeter eshte numri i mjekeve, qe kryejne aborte, vecanerisht ne zonat rurale.
Rejcell Xhons, eshte nje prej studiuesve te Institutit Gatmaker. "87 per qind e komunave ne Shtetet e Bashkuara nuk kane mjek, qe kryen aborte dhe 35 per qind e grave jetojne ne keto komuna". Xhons thote se renia e numrit te aborteve mund te tregoje se grate, qe duan te abortojne mund te mos e kene kete mundesi, por faktore te tjere per renien mund te jete shtimi i informacionit rreth seksit dhe disponimi i kontraceptiveve.
Qendrat per kontrollin e grave shtatzene po ashtu mund te kene ndikuar. Ato u rekomandojne grave te shkojne ne klinika per te bere analizen me ultratinguj, gjate se ciles gruaja shikon fetusin e saj. Nje gje e tille, thone studiuesit, shpesh ben qe grate te vendosin te mos abortojne.
Nje teori tjeter ka te beje me ndryshimet shoqerore. Lindjet jashte martese nuk stigmatizohen me. Ne filmin Juno, nje adoleshente shtatzene konsideron te abortoje, por me vone vendos te linde. Studiuesi i shkencave politike, Xhon Siri, thote se filmi Juno pasqyron nje ndryshim kulturor ne vend. Por studimi i Instutit Gatmaker gjeti gjithashtu nje shtim te madh ne perdorimin e kontraceptivit i njohur si RU-486. Tani 13 per qind e grave, qe duan te abortojne perdorin ilace aborti ne vend te nderhyrjes kirurgjike.
Ne nje raport te publikuar vitin e kaluar, Instituti Gatmaker thote se me shume vende perjetuan renie te abortove te ligjshme se sa ngritje. Renia me e madhe ndodhi ne Evropen Lindore, Azine qendrore dhe ne Kine, ku abortet kane qene me te lartat ne bote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›