E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Nano dhe Ilir Meta shfrytezojne te dielen per nje kafe miqesore

18-10-2010 / Gazeta 55

Situata politike dhe proceset e integrimit pjese e diskutimit ne tryezen informale


Fatos Nano dhe Ilir Meta shfrytezuan diten e djeshme si dite pushimi per tu takuar per nje kafe miqesore. Ne nje prej restoranteve te kryeqytetit ata kane zhvilluar nje takim informal ku natyrshem eshte diskutuar ne lidhje me zhvillimet e fundit politike. Mesohet se pjese e diskutimeve ka qene situata politike e diteve te fundit ku opozita spranoi te miratoje ne Kuvend ligjin per Gjykatat Administrative projekt ky i mbeshtetur fuqishem nga qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Pak dite me pare zevendeskryeministri Meta ka deklaruar solemnisht se shume shpejt ne Kuvend do te miratohet ligji per Gjykaten Administrative ligj qe kerkon nje shumice te cilesuar votash. Gjithashtu bashkebisedimi mes Fatos Nanos dhe Ilir Metes behet ne nje kohe kur opozita po kundershton me force zhvillimin e reformave ndersa ka nderprere plotesisht kontributin e saj ne realizimin e proceseve te integrimit. Kur duhen vetem pak dite nga vendimi zyrtar i Bashkimit Evropian per heqjen e vizave opozita e Edi Rames vazhdon te pretendoje per rinisje te protestave dhe pershkallezim te tyre. Po ashtu duken te qellimshme paralajmerimet per protesta ne nje kohe kur dihet fare mire se gjate muajit nentor te ketij viti ministrat e BE-se do te diskutojne raportin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE. Dihet mire se stabiliteti politik ndryshe nga procesi i vizave ndikon ndjeshem ne opinionin e Brukselit per marrjen ose jo te statusit te vendit kandidat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›