Serbet e Bosnjes ndalojne edhe filmat qe te mos flitet per perdhunimet e luftes
Ministri i Kultures dhe Sporteve ne Federaten e Bosnje-Hercegovines Gavrilo Grahovac ka anuluar xhirimet e filmit te pare te aktores holivudiane Angeline Jolie te cilat ishin planifikuar te beheshin ne rrethine te Sarajeves. Grahovac ka sjelle vendimin pas takimit me perfaqesuese dhe anetare te shoqates Grate ndash viktima te luftes. Keto te fundit kane thene se tematika e filmit fyen ndjenjat e tyre. Filmi i aktores Jolie flet per dashurine ne mes te nje viktime dhunimi dhe dhunuesit te saj. Me kete akt ne nuk mund ti ndalojme xhirimet qe te behen diku tjeter. Por nese asgje me shume mund te shprehim kundershtimin tone ndaj filmit i cili nuk flet te verteten dhe fyen nje numer te madh te viktimave ka thene Grahovac. Komuniteti i intelektualeve eshte tronditur nga ky vendim. Nese ka te beje me nivelin e permbajtjes atehere futemi ne nje zone mjaft te rrezikshme ndash cili komision cili specialist mund ti vleresoje permbajtjet per te cilat nuk dime ende ka thene regjisori Srgjan Vuletiq. Edhe drejtori i programit kulturor ne televizionin shteteror Xhevdet Tuzliq eshte shprehur mjaft kritik. Nuk habitem nese pas perdes fshihet xhelozia e atyre qe nuk kane arritur te jene pjese e projektit. Ndersa lsquoGrate ndash viktima te luftes e kane shfrytezuar si mundesi per ti realizuar qellimet e tyre. Ato kane reaguar ne baze te informacioneve jo te plota. Nuk e kane pasur skenarin dhe nuk kane mundur te sjellin konkluzione te drejta ka thene Tuzliq. Artistet nuk e perjashtojne mundesine e manipulimeve me dhimbjet e viktimave te luftes. Vuletiq mendon se gjesti do te ndikoje edhe investimet e huaja. Une nuk do te isha i lumtur po te shkeleshin te drejtat e dikujt por ne anen tjeter nuk do te doja te largoheshin investimet e huaja nga Bosnja. Nese tani fitojme driten e kuqe produksione te tjera nuk do te vijne per kohe te gjate ka thene Vuletiq. Jo pa hidherim flet edhe analisti politik Ivan Lovrenoviq. Ky akt eshte nje nderhyrje klasike burokratike e autoriteteve ne fushen e artit. Kjo eshte me se e qarte. Nese shihet ne praktike ky eshte nje gjest kunderproduktiv sepse efekti i vetem qe prodhon eshte nje lloj shpifjeje per Bosnjen e cila edhe ashtu ka nje epitet te tille ka thene ai.
Pas vendimit te ministrit Grahovac ka reaguar ministri i kultures ne kantonin e Sarajeves Emir Haxhihafizbegoviq. Ai eshte shprehur kunder ndaleses se krijimeve artistike do ti lejoj xhirimet dhe le te me arrestoje policia federale Filmi eshte planifikuar te xhirohet ne Bosnje dhe ne Hungari. Ne Budapest kane nisur filmimet e para.
Duket sikur po zhvillohet nje ndeshje ne mes te Bosnjes dhe Hollivudit ne Sarajeve aty ku zyrtaret kane anuluar te drejten e filmit te Angelina Jolie e cila kete radhe do te beje rolin e regjisorit. Filmit iu anulua e drejta pas dyshimeve rreth permbajtjes se tij. Spekulohet se filmi portretizon nje viktime te dhunuar myslimane e cila bie ne dashuri me dhunuesin e saj serb pas nisjes se luftes boshnjake ne vitin 1992. Lufta ne Bosnje ne teresi ka marre jeten e 100 mije personave ndersa 1.8 milione te tjere ishin detyruar te largoheshin nga shtepite e tyre. Perfaqesuesja e nje grupi qe merret me te drejtat e grave qe jane viktima te luftes Bakira Haseciq thote te jete alarmuar nga ajo qe ka degjuar rreth permbajtjes se filmit. Sic duket fjala eshte per nje ngjarje te trilluar dashurie dicka qe nuk ka ndodhur kurre sipas 25 mije deshmive qe kemi ne nga femrat te cilat jane dhunuar apo abuzuar seksualisht gjate luftes. Shumica prej tyre kane arritur qe te mbijetojne mirepo fatkeqesisht ka edhe te atilla qe jane vrare. Ne asnjehere nuk kemi pare ndonje deshmi ku thuhet se viktima ka rene ne dashuri me torturuesin e saj thote Haseqiq. Angelina Jolie e cila tashme ka nisur filmimet ne Hungari permes nje komunikate ka kerkuar qe te mos gjykohet filmi derisa ta shohin ate. Ne kumtesen e saj aktorja ndonese ka refuzuar te tregoje permbajtjen ka thene se nje nga arsyet e xhirimit te filmit ishte per ti rikujtuar njerezit se cka ka ndodhur gjate luftes ne Bosnje. Derisa ne Bosnje ka njerez qe thone se ndihen te ofenduar nga ajo qe dyshohet se eshte permbajtja e filmit disa te tjere ndalimin e filmit e quajne censure. Nje nga ta eshte edhe autorja e librit Sikur te mos isha fare aty Slavenka Drakuliq. Reaksioni im i pare eshte ta quaj me emrin e duhur censure. Gjeja e dyte eshte te ndajme te drejten e viktimes per ndjenjat e saj mendimet e saj kerkesat e saj nga ceshtjet ligjore dhe te drejta ligjore. Ne kete rast pra ne kemi te bejme me censure qe eshte e papranueshme. Ky vendim i ministrit te Kultures eshte i mbeshtetur ne thashetheme shprehet Drakuliq
Raportimet e mediave citojne aktorin boshnjak Emir Haxhihafizbegoviq i cili eshte dhe pergjegjes per kulturen ne Sarajeve te kete thene se edhe po ta arrestojne ai do ta jape te drejten qe filmi te xhirohet. Mirepo personat qe merren me te drejtat e njeriut jane kercenuar qe nese filmi verifikohet se tenton te turperoje viktimat atehere ata do te bejne cdo gje qe eshte e mundur per ta ndaluar apo te pakten bojkotuar ate. Aktorja Jolie ka bere perpjekje te medha per te ruajtur autenticitetin e filmit duke angazhuar aktoren boshnjake ne rolin e viktimes se dhunuar Zana Marjanoviq si dhe aktorin e njohur Rade Sherbexhija i lindur ne Kroaci. Filmi do te dale ne kinemate boterore gjate vitit 2011 ndersa ende nuk eshte titulluar.