E Diel, 1 Nëntor 2026

Nene Tereza Kuvendi zhvillon aktivitet per nder te saj

18/10/2010Hapet Festivali Evropian i Koreve te Dhomes 2010 Edicioni 4 per 100-vjetorin e lindjes

Topalli Ky aktivitet koincidon me nje stine te jashtezakonshme per ne shqiptaret

Nen kujdesin e vecante te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe me iniciativen e Ministrise se Kultures ne vijim te aktiviteteve ne kuader te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes ne ambientet e Kryesise se Kuvendit u cel dje sipari i Festivalit Evropian te Koreve te Dhomes 2010 Edicioni 4. Ne pershendetjen e saj Kryetarja Topalli shprehu kenaqesine per te zhvilluar ne ambientet e Kryesise se Kuvendit nje event per nder te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes te cilin vleresoi ajo shqiptaret e festojne ne nje stine te jashtezakonshme ate te liberalizimit te vizave. Ky aktivitet qe behet ne nder te 100-vjetorit te Nene Terezes por dhe ne afersi te lumturimit te saj koincidon edhe me nje stine te jashtezakonshme per ne shqiptaret qe ka te beje me dimensionin e lirise me nje dimension njerezor qe bashkon kete perkujtim te Nene Terezes me gezimin tone ne kuader te heqjes se vizave u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Ajo e vleresoi kete event si shprehje te nje tradite te jashtezakonshme te civilizimit e kultures sone kombetare. Une edhe nje here dua te falenderoj artistet si dhe tu uroj shume suksese grupeve korale qe vijne jo vetem nga Shqiperia por edhe nga vende te tjera te Evropes. Pa dyshim ky koncert eshte shprehje e nje tradite te jashtezakonshme dhe grupet qe vijne nga qytete si Shkodra Tirana Korca etj. deshmojne civilizimin e ketyre vendeve tha zonja Topalli duke u uruar grupeve korale sukseset me te mira ne kete festival. Ne te ishin te pranishem perfaqesuesit me te larte te artit shqiptar trupit diplomatik ne Shqiperi aktrimit kultures muzikes etj. Te pranishmit ndoqen interpretimin e disa grupeve korale qe do te performojne ne festivalin kushtuar dites se lumturimit te Nene Terezes.

Festivali

Organizimi i Festivalit Evropian te Koreve te Dhomes kushtuar 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes synon edhe mbeshtetjen e jetes kulturore ne qytete te ndryshme te Shqiperise permes shkembimeve kulturore si dhe promovimit te kultures shqiptare ne vende te ndryshme te botes. Ky festival eshte nje tjeter nderim qe Kuvendi i Shqiperise dhe qeveria shqiptare i ben figures se humanistes se madhe Nene Tereza ne 100-vjetorin e lindjes se saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›