E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përshëndet zgjedhjet në universitete

Kryeministri Berisha ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve publike. 

Në një deklaratë për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet se kryeministri Berisha i garanton drejtuesit e universiteteve se qeveria, në respekt të plotë të autonomisë së tyre, është e vendosur të bëjë gjithçka për reformimin e mëtejshëm të sistemit tonë arsimor, në mënyrë që të vendosë dijen, në themel të zhvillimit të vendit.
 

“Dje, u zhvilluan zgjedhjet për strukturat drejtuese në universitetet publike të vendit. Kryeministri Berisha përshëndet të gjithë ata që morën pjesë në garë, si dhe fituesit e dalë nga këto gara, që do të jenë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve të vendit” thuhet në deklaratën e kryeministrisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›