BE kritika PD-se, PD sulm PS

“Perse i duhet Berishes nje ligj i tille? Sepse Ligji i Pastrimit te Figurave nuk kontrollon krimet e komunizmit, po ato te Sali Gerdecit”, u shpreh kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi.
Por demokratet duke anashkaluar kritikat e forta te nderkombetareve e duke i sfiduar sugjerimet e tyre , kane zgjedhur sulmet ndaj kreut socialist Edi Rama
“Rama eshte skllav i krimit familjar. Jemi te detyruar te shohim se si ai eshte pinjoll i nje prej familjeve me gjakatare te regjimit komunist”, u shpreh zedhenesi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci.
Nje levizje kjo, qe per Gjinushin, eshte nje perseritje e rrezikshme e se shkuares
Bumci thekson se nje inisiative e tille eshte nderrmare edhe nga vendet e tjera te lindjes.
Pavaresisht kritikave te forta te Keshillit te Europes me sekretarin e pergjithshem Terry Davis, te Shteteve te Bashkuara e se fundmi te Bashkimit Europian, mazhoranca duket e vendosur per te mos leshuar duke sfiduar hapur nderkombetaret. Strategjia e zgjedhur eshte indiferenca ndaj reagimeve ndrkombetare dhe kundersulmi ndaj socialisteve, te cilet me sa duket shihen si bashkepergjegjes per reagimet e forta dhe te paprecedenta qe kane ardhur nga aleatet tane perendimore.