Piratët në Durrës, denoncohet grabitja e anijes

>Pronari e kishte ankoruar anijen në port për ta riparuar
I kemi parë nëpër filma, lajme dhe dokumentarë të huaj, por kohët e fundit duket se kanë mbërritur edhe në vendin tonë, e pikërisht në Durrës. Po po, piratët grabitin anijen e një 38- vjeçari në portin e Durrësit. Lajmi i pazakontë ka çuditur Policinë e Durrësit, por njëkohësisht i ka vënë ata edhe në lëvizje për të zbardhur një vjedhje aspak të zakonshme jo vetëm nga vlera, por edhe nga përmasat e objektit të vjedhur. Policia ka marrë një denoncim nga një qytetar, i cili ka deklaruar se i kanë vjedhur anijen që e kishte ankoruar në portin e Durrësit për ti bërë disa riparime dhe që nuk e gjeti më në kalatën ku e kishte ankoruar dhe askund tjetër në këtë port. Një ditë më parë, është paraqitur pranë drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, shtetasi Fatmir Abazi, 38 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.16 Durrës, i cili ka bërë një kallëzim penal për vjedhjen e mjetit të tij lundrues brenda territorit të portit. Gjatë denoncimit në polici, 38- vjeçari Abazi pretendon se para tre ditësh në Kalatën Lindore të Portit ka konstatuar vjedhjen e anijes së tij "Adriana", 1.5 tonëshe të cilën e kishte nxjerrë në tokë për ti bërë riparime. Por kur ai është kthyer, ka parë që mjeti i tij lundrues ishte zhdukur nga vendi ku dhe e kishte ankoruar për ta riparuar. Gjatë këtyre ditëve nga konstatimi i vjedhjes, pronari është interesuar vetë për vendndodhjen e mjetit të tij, por nuk ka marrë dijeni se ku mund të ketë përfunduar.
Kapiteneria mohon regjistrimin e anijes në port
Lidhur me ngjarjen e ndodhur brenda territorit të portit, nga kapiteneria mësohet se anija "Adriana" nuk rezulton e regjistruar në regjistrin detar të portit. Po të njëjtat burime saktësojnë se nuk rezulton që në ambientet e portit të jetë futur ndonjë anije për riparim ashtu siç pretendon Fatmir Abazi, ndërsa bëjnë me dije se po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Megjithatë 38- vjeçari, ndryshe nga sa thotë kapitaneria, pretendon se i ka kryer në rregull të gjitha procedurat e futjes në port të anijes së tij dhe se kishte nevojë për disa riparime emergjente. Madje ai shton se ngaqë nuk i shkonte ndër mend vjedhja por spostimi i anijes, kishte filluar ta kërkonte vetë atë në port pa lajmëruar policinë. Vetëm kur ishte bindur plotësisht se anija e tij ishte vjedhur dhe jo postuar, kreu kallëzimin e rrallë në polici sipas të cilit atij i kishin grabitur anijen. Lidhur me denoncimin e bërë nga 38 vjecari Abazi, policia e Durrësit nga ana e saj ka filluar veprimet hetimore për veprën penale të "Vjedhjes". Forcat policore saktësojnë se është ngritur një grup hetimor si dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri në këto momente nga ana e policisë nuk është verifikuar ekzistenca e një mjeti me emrin që pretendon shtetasi që ka kryer denoncimin, duke hedhur disa dyshime mbi vërtetësinë e kallëzimit. Por 38- vjeçari vazhdon të kërkojë anijen e tij në portin e Durrësit, ndërkohë që për të zbardhur ngjarjen apo të vërtetën rreth saj është vënë në lëvizje me forca të shumta edhe policia për shkak se nëse është e vërtetë ajo që pretendon Abazi, kemi të bëjmë me një vjedhje të jashtëzakonshme që shkakton shqetësime serioze lidhur edhe me sigurinë e portit më të madh të vendit.