E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës,shpërthen bombola,2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur para pak çastesh në Durrës, nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur pranë pikës së mbikalimit të trenit në qytetin bregdetar. Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Vullnet Kotorri, ndërsa në gjendje shëndetësore më të lehtë është i plagosuri tjetër Gramoz Goga. Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, konstatoi se ngjarja erdhi nga pakujdesia. Gjatë kohës së shpërthimit, të plagosurit po pastronin bombolat në një pikë tregtimi të lëndës djegëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›