E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Shamku: Ti japet zgjidhje kaosit të studentëve

PS ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave për sistemimin e akteve rregullatore që i japin diplomave 3-vjeçare vlefshmëri praktike në tregun e punës. Shamku ka theksuar se qeveria po anashkalon rebelimin e studentëve. 

TIRANE- Pas kaosit të krijuar me studentët , Partia Socialiste i ka bërë thirrje qeverisë ti japë zgjidhje situatës. Sipas kryetares së komisionit të edukimit në Asamblenë kombëtare të PS, është Ministria e Arsimit ajo që duhet të mos bëjë më indiferenten. Shamku ka theksuar se qeveria po anashkalon rebelimin e studentëve, me pretendimin se protestat janë të manipuluara nga politika.
“Ka mbi një javë që një pjesë e studentëve shqiptarë janë në shesh. Kundër kujt protestojnë ata? Kundër asgjësimit të investimit të tyre trevjeçar, kundër gënjeshtrës se me këto diploma mund të punësohen jo vetëm këtu, po edhe jashtë shtetit dhe kundër arrogancës së paskrupullt të Ministrisë së Arsimit”-ka thënë Skamku në një deklaratë për mediat. Ndërkohë, Partia Socialiste ka kërkuar nga qeveria marrjen e menjëhershme të masave për sistemimin e akteve rregullatore që i japin diplomave trevjeçare vlefshmëri praktike në tregun e punës.
Studentët e gazetarisë prej më tepër se një jave kanë vijuar protesta për shkak se refuzojnë të marrin diplomën e trevjecatrit të propozuar nga Ministria e Arsimit, e cila sipas tyre ka shumë mangësi.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›