BE, kunder bojkotit te Edi Rames
Rriten kritikat e nderkombetareve, ne adrese se opozites socialiste per vendimin e marre ne bojkotin e Kuvendit. Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, iu shtua dje zerave kritik per bojkotin e Partise Socialiste ne Kuvend. I pranishem ne ceremonine e inaugurimit te zgjerimit te Terminalit te Aeroportit te Rinasit, Lohan gjeti vendin "ti terheqe veshin" socialisteve qe po qendrojne larg salles se seancave plenare. "Te gjithe e dime qendrimin e Komisionit Evropian. debatet ne demokraci behen ne parlament, jo jashte tij", tha prere Lohan. Reagimi i kreut te KE-se ne vendin tone, erdhi menjehere pas seances se dyte plenare, ku te 65 deputetet e Partise Socialiste munguan dhe per pasoje nuk bene edhe betimin me rastin e zgjedhjes se tyre ne 28 Qershor. Vete Lohan ishte i pranishem ne kete seance, por edhe ne celjen e Kuvendit, ashtu si edhe perfaqesuesit e tjere nderkombetare ne vendin tone. Ashtu si edhe Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, ai u kujtoi deputeteve socialiste se eshte Kuvendi, arena ku zhvillohen debatet ne demokraci. Duke kritikuar keshtu direkt, vendimin e marre nga grupi parlamentar socialist, per te mos shkelur ne seance, deri ne plotesimin e disa kushteve te tyre me ne krye hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit. Kritika e Lohan, vjen jo me larg se pak dite pasi vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i beri ftese perfaqesive nderkombetare ne vend, qe te marrin pjese ne Komisionin Hetimor per rezultatin e zgjedhjeve. Gjithnje, nese nje komision i tille do te ngrihej dhe do te aprovohej me shumice votash ne Kuvend. Per rrjedhoje, ne vendimin per bojkotin e Kuvendit, PS duket se nuk ka kunder vetem maxhorancen qeverisese, por edhe nderkombetaret qe njeri pas tjetrit, po kritikojne qendrimin e tyre jashte salles se seancave plenare. Pak dite me pare edhe Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, kritikoi faktin qe opozita nuk pranon te hyje ne Kuvend, me celjen e ketij sesioni parlamentar. Nderkohe qe nuk ka munguar te jete ne te njejten linje dhe ambasadorja britanike ne Tirane, Fiona McIleham.
Keshilla
Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, i kujtoi dje Partise Socialiste ne opozite, se KE eshte e mendimit se debatet ne demokraci, behen ne parlament, jo jashte tij.
Bosh-OSBE: "Parlamenti, forumi per debat mes partive"
Vetem dy dite me pare, Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh u shpreh kunder bojkotimit te seancave plenare nga opozita e majte. "Sic e dini, ne te gjitha vendet demokratike, forumi kryesor per debat mes partive politike eshte Parlamenti. Dhe ne kuadrin e axhendes integruese te Shqiperise, kjo vlen edhe me shume ketu", tha Bosch. Reagimi i tij erdhi po ne te njejten dite, kur kreu ne detyre i PS-se, Edi Rama, ftoi edhe kete institucion, qe te marre pjese ne hetimin e zgjedhjeve, gjithnje nese nje komision hetimor parlamentar ngrihet.
Britania:"Bojkoti, mbeshtesim qendrimin e OSBE"
Diplomacia britanike ka mbeshtetur, dy dite me pare qendrimin e OSBE-se kunder bojkotit te Parlamentit, nga ana e opozites. Ambasadorja e Britanise se Madhe ne Tirane, Fiona McIleham interesit te gazetareve ne lidhje me qendrimin e saj per bojkotin e PS-se, iu pergjigj fare shkurt: "Une mendoj se tashme OSBE e ka bere komentin e saj per kete ceshtje". Duke e cilesuar deklaraten e Bosh, te mjaftueshme per te shprehur qendrimin ndaj moshyrjes ne Kuvend te socialiste, diplomatja britanike la te kuptohej se qendrimi i saj ishte ishte i njejte me ate OSBE ne Tirane.