E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kunder nderhyrjes ushtarake ne Libi - Forcohen sanksionet

BE u perpoq te arrinte nje qendrim te perbashket ndaj Libise. Por rezultatet direkte jane te dobeta. Masa me konkrete u permend nga kancelarja gjermane Angela Merkel

Ne duam qe diktatori Gaddafi te largohet. Per ne ai nuk eshte me bashkebisedues legjitim pasi ben lufte kunder popullit te vet. Per kete arsye do te shqyrtojme se si BE mund te vendose sanksione te metejshme kryesisht ne fushen ekonomike dhe financiare per te bere te qarte se rregjimi i Gaddafit nuk ka mbeshtetjen tone dhe se per ne ai nuk eshte me bashkebisedues i autorizuar.

Nje nga bashkebiseduesit e BE-se do te jete keshilli kalimtar opozitar ne Bengasi. Franca nderkaq ne nje veprim te njeanshem e ka njohur kete keshill si perfaqesuesin e vetem legjitim te popullit libian. Kjo shkaktoi irritime te medha ne BE. Gjithashtu ne menyre te njeanshme presidenti francez Nicolas Sarkozy pak para fillimit te samitit ishte shprehur per sulme ajrore kunder Libise nese do te permbusheshin nje numer kushtesh. Kete ai e kishte paraqitur si qendrim te perbashket me kryeministrin britanik David Cameron. Ishte e parashikueshme qe ne dokumentin perfundimtar te samitit nga kjo nuk mbeti shume. Por Sarkozy u shpreh megjithate i kenaqur me vendimin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Irritim ne Bruksel - deklaratat e njeanshme te presidentit Sarkozy per sulme ajrore kunder Libise. Zoti Cameron dhe une jemi shume te kenaqur qe teksti i hartuar nga Keshilli Evropian shpreh shqetesimin tone te thelle sa i takon sulmeve ajrore dhe parashikon qe per mbrojtjen e popullsise civile vendet anetare do te shqyrtojne te gjitha opsionet e nevojshme.

Por shqyrtim ne kete rast do te thote shtyrje per nje kohe te pacaktuar. Qendresa ne BE ndaj cdo lloj nderhyrjerje ushtarake eshte e madhe. Kryeministri suedez Fredrik Rienfeldt vendi i te cilit nuk eshte anetar ne NATO nuk sheh asnje kompetence te BE-se ne kete ceshtje

Sipas mendimit tim cdo diskutim rreth nje nderhyrjeje ushtarake duhet bere ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara Ligen Arabe dhe NATO. Kjo nuk hyn ne kompetencat e BE-se.

Britaniku David Cameron kerkon nderkohe nje orientim krejt te ri te politikes evropiane per Afriken e Veriut e cila nuk ka funksionuar gjithnje

Afrika e Veriut ndodhet vetem disa milje larg jugut te Spanjes. Ajo cfare ndodh atje ka ndikim direkt ne Evrope. shte ne interesin tone te ndikojme ne keto ngjarje me rendesi te madhe. Ne duhet te mbeshtesim ndryshimin duhet te veme kushte me te forta per miliarda eurot qe japim per keto vende dhe duhet tu bejme ketyre vendeve nje oferte shume te mire e cila te mbeshtetet ne mundesite masive ekonomike qe ofrojne tregtia dhe bashkepunimi me Evropen.

Se cfare do te ndodhe me tej varet nga konferenca e Liges Arabe e cila fillon punimet kete te shtune 12.3. ne Kajro. Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy beri thirrje per nje samit te perbashket me Ligen dhe Unionin Afrikan per te diskutuar qendrimin e metejshem ndaj Libise. Ne radhe te pare ne rast te masave ushtarake miratimi i ketyre dy instancave konsiderohet i domosdoshem.

Autor Christoph Hasselbach / Eliana Xhani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›