Interesi per dokumentat e Shtazit mbetet i madh

Hapja e akteve te Shtazit dhe rivleresimi i njekohshem me kete i nje pjese te rendesishme te historise se RDGJ eshte nje kontribut i rendesishem per paqen sociale thote drejtuesja ne largim e Zyres se Dokumentave te Shtazit Marianne Birthler. Interesi per ato qe ka lene pas sherbimi sekret komunist vazhdon te jete panderprerje i larte thote me gezim ish-aktivistja per te drejtat e njeriut ne RDGJ. Ajo terheq vemendjen per rreth 190 mije lutjet per te lexuar dosjet ne vitet 2009 dhe 2010. do vendim per te paraqitur nje kerkese per leximin e dosjeve eshte ne thelb nje vendim kunder harreses.
20 vjet pas renies se diktatures komuniste interesi eshte i madh
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dokumenta te Shtazit
Me ndihmen e dosjeve te hapura eshte mbeshtetur konfrontimi intelektual me diktaturen e RDGJ bilancon Birthler ne fund te periudhes se saj 10 vjecare ne post Aparati i shtypjes mekanizmat e tij menyra e tij e veprimit u bene transparente. Nje numer shume i madh viktimash paten mundesi te rikonstruktojne jeten e tyre dhe te marrin te drejten e tyre. Fatet e viktimave te arrestuara dhe viktimave te tjera u bene publike. Dorasit u delegjitimuan dhe perpjekjet e tyre per tu liruar nga fajet dhe legjendat ne shume raste jane kundershtuar.
Nuk duhet harruar
Ne menyre kritike u shpreh Mariane Birthler per aktivitetet shpesh publike qe vazhdojne te verehen te personave me funksione te larta ne Shtazi dhe mbeshtetesve te tjere te regjimit te RDGJ si gjeneraleve te Ushtrise Popullore Kombetare te cilet ftojne per takime veteranesh Per shume doras te dikurshem konfrontimi kritik me te kaluaren e RDGJ eshte i padurueshem keshtu e interpretoj une kete. Ndoshta ata kane frike se ne luften per interpretimin e RDGJ do te humbasin gradualisht terrenin. Por ata vazhdojne te gjejne nje publik qe i degjon per fat te keq edhe ne hapesiren politike dhe kjo nuk duhet te na lere indiferente.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Merkel dhe Mariane Birthler ne zyren e dokumentacionit te Shtazit 15 janar 2009
Vertet qe Birthleri iu shmang permendjes se ndonje partie me emer. Por eshte e qarte se me keto fjale ajo ka parasysh partine E Majta e cila doli nga partia shtet e RDGJ SED deputetet e se ciles jane ne Bundestag dhe ne shume parlamente landesh perendimore.
E shqetesuar eshte Marianne Birthler edhe per te ardhmen e shume iniciativave rajonale te cilat merren me rivleresimin e se kaluares se RDGJ por ekzistenca e te cilave varet ne fije te perit. Ketu ajo permendi Shoqerine Robert Havermann e dale nga levizja qytetare Forumi i ri dhe e themeluar me 1990 e cila si pikerendese merret me opoziten dhe rezistencen ne RDGJ. Une shoh nje disproporcion midis kujtimit te mbeshtetur nga shteti dhe atyre qe duke u nisur nga levizja qytetare punojne ne menyre te pavarur dhe qe mezi mbijetojne. Me nje situate te tille nuk duhet te pajtohemi shpejt tha Birthler.
Autor Marcel Frstenau/Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica