E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, mberrin grupi i eksperteve per perballimin e permbytjes

Bashkimi Evropian nisi ne Shqiperi, nje grup ekspertesh per t'i ardhur ne ndihme vendit tone, ne perballimin e permbytjeve. Pas kerkeses se bere dy dite me pare nga ekzekutivi, ambasada gjermane ne vendin tone, beri te ditur diten e djeshme, se shume shpejt do te vijne nje grup ekspertesh ne perberje te te cilit do te jete edhe nje ekspert gjerman nga Organizata per Asistence Teknike, qe do te shohin nga afer situaten e veshtire te krijuar nga permbytjet. Nepermjet nje komunikimi per shtyp, ambasada gjermane, beri te ditur se ne menyre te vazhdueshme eshte ne kontakt me qeverine shqiptare, ne lidhje me situaten emergjente te krijuar ne komunat e Shkodres dhe te Lezhes nga permbytjet. "Per shkak te permbytjeve te renda ne veri te vendit, dje, me 7 janar 2010 Shqiperia beri kerkese per ndihme nderkombetare. Ne pergjigje te kesaj kerkese, keto dite BE do te dergoje ne Shqiperi nje grup ekspertesh. Pjese e ketij grupi eshte dhe nje ekspert gjerman nga Organizata per Asistence Teknike", shprehet ambasada gjermane ne bashkepunim edhe me institucionet nderkombetare qe koordinojne ne asistencen dhe mbeshtetjen per Shqiperine. Te cilet aktualisht, ministres Bregu kane mberritur mbreme kater prej tyre, nderkohe qe sot priten tre te tjeret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›