E Hënë, 2 Nëntor 2026

Malaj: Do te jemi ketu deri ne fund te situates

"Forcat e Armatosura vazhdojne operacionin per evakuimin e popullsise,. Nga informacionet qe kane ardhur, jemi njoftuar se disa familje ne fshatin Daragjat, duhet te evakuohen. Eshte nisur nje makine ushtarake me mjetet e duhura dhe bashke me te edhe nje ekip zhytesish bashke me varken dhe tani prume edhe helikopterin per cdo rast serioz, por njekohesisht per te bere edhe nje rikonjicion te zones. Kemi porositur edhe dy automjete te tjera pak me te renda, per te perballuar nderhyrjen. Per momentin situata me e veshtire eshte ketu ne fshatin Taragjat, pasi deri dje nuk ka pasur uje dhe tani ka filluar ne kete zone. Deri nje dite me pare puna ishte perqendruar ne komunen Dajc dhe ne disa komuna te tjera, ku situata atje eshte me normale. Vec evakuimit te banoreve, forcat tona jane angazhuar edhe ne transportimin e bagetive, mjaft te domosdoshme per jetesen e ketyre banoreve. Shumica e te evokuarve jane strehuar tek te afermit e tyre, por ka edhe raste kur ne i kemi strehuar nje ish repart ushtarak ne Melgushe, apo ne qendrat e ngritura per kete rast", tha shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, gjeneral brigade Maksim Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›