“Thellim shtratit te Bunes, kontakte me Malin e Zi"
Shqiperia i shtrin doren Malit te Zi dhe Kroacise per ndihme. Kryeministri Sali Berisha, tha dje se i ka kerkuar ministrit te Jashtem, Ilir Meta, te lidhet me Malin e Zi dhe po te jete nevoja me Kroacine, per te marre ndihme per studimin ne lumin e Bunes. "Eshte shume e rendesishme dhe ne duhet te shohim mundesine e nje nderhyrjeje ne lumin Bune. Ndaj duhet te behen studime dhe te percaktohet thellesia, per te pare nese vertet ka probleme disnivelesh ne thellesi dhe ne qofte se faktohet se ka derdhje diku, per shkak te grumbullimeve te prurjeve, atehere ne do te pergatitemi te nderhyjme, sepse kjo do te na lehtesoje edhe evakuimin e ketyre milione meter kub uje qe jane ne keto 10 mije ha te permbytur",-tha dje kryeministri. Sipas tij, per kete ceshtje duhet t'u kerkohet ndihme fqinjeve, ne qofte se provohet qe kjo nderhyrje eshte e vlefshme. Kreu i qeverise u shpreh se eshte e nevojshme qe te behet nje studim ushtarak, te thirren mjetet dhe te behet nje nderhyrje per te lehtesuar shkarkimin e ujerave. "Helikopteret e ushtrise jane ne dispozicion dhe i ftoj autoritetet vendore qe t'i kerkojne kur ju duhen dhe gjykojne, se ne ndonje zone te caktuar nuk ka ndonje mundesi tjeter evakuimi pervecse me helikoptere. Eshte shume pozitive qe edhe vendet mike na kane ofruar ndihme me dhenien e barkave", tha Berisha.