BE mbeshtet dhenien e statusit kandidat

Eurodeputeti Libor Roucek në një intervistë për ABC News është shprehur se Baashkimi Europian e mbështet idenë e dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Ai ka shtuar se Shqipëria është një nga vendet që ka bërë më shumë progres krahasuar me vendet e tjera gjatë këtij viti dhe se 27 vendet anëtare do e marrin në konsideratë progresin e bërë.
Në vijim intervista e plotë e eurodeputetit Roucek:
Pyetje: Në ndërhyrjen tuaj, ju vutë theksin mbi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme. Pse?
Libor Roucek: “Shqipëria ka nevojë për një demokraci të konsoliduar. Gjatë zgjedhjeve të të fundit parlamentare, kishte përplasje dhe kishte kontestime lidhur me ndershmërinë e proçesit zgjedhor dhe rezultatit të tij. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe proçesin e integrimit të saj, që këtë rradhë rregullat të jenë të qarta dhe të pranueshme nga të gjithë. Nevojitet që proçesi zgjedhor të zhvillohet siç duhet dhe në fund të tij fituesit dhe humbësit ta njohin secili rezultatin pa krijuar konflit. Ky do të ishte një progres i madh për vendin, që do të mund të konstatohej nga të gjithë në Shqipëri, nga misionet e vëzhguesve gjatë zgjedhjeve, por po ashtu edhe në gjirin e Bashkimit Europian. Nëse Shqipëria kalon me sukses testin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, atëherë proçesi i integrimit do të jetë shumë më i shpejtë për Shqipërinë”.
Pyetje: A mendoni, se ky është një kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit ?
Libor Roucek: “Ne duhet të shohim drejt hapave të mëtejshem të integrimit të Shqipërisë. Statusi i kandidatit është i rëndësishëm dhe ne i themi po, por është shumë e rëndësishme të vijohet me hapat e mëtejshëm të integrimit. Ndaj u ndala tel zgjedhjet e përgjithshme të 2013, pasi ato janë shumë të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”.”
Pyetje: E mbështesni idenë, se të 27 vendet anëtare duhet të japin mbështetjen për statusin e vendit kandidat në dhjetor nëse plotësohen 3 kushtet që mbeten ?
Libor Roucek: “Personalisht e mbështes këtë ide, pasi kur flasim për progres raportet e shpallura nga Komisioni Europian këtë vit, Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë progres krahasuar me vendet e tjera këtë vit. Kjo duhet të shpërblehet dhe shpresoj, që të gjithë shtetet anëtare ta konsiderojnë kështu”.