Kakavije, bllokohen 25 kg hashash, ndalohet 73-vjecari grek
KAKAVIJE- Të paktën 25 kg hashash u bllokua sot në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, ndërsa një shtetas grek u ndalua për trafikim ndërkombëtar të lëndës narkotike, njoftoi policia e Gjirokastrës.
"Hashashi po transportohej në automjetin tip "Qaewo", me targa ZHB 6844, në pronësi të shtetasit grek Christos Tzouganatos, 73 vjeç, tashmë i ndaluar", thuhet në komunikatën e policisë.
Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike, e ndarë në pesë pako, ishte fshehur në brendësi të automjetit, ndërsa kontrolli u krye vijën e dytë në Kakavije, rreth 25 km larg Gjirokastrës.
Policia tha se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat (Gjirokastër) dhe kishte destinacion Athinën (Greqi).
"Tashmë një procedurë ligjore për paraburgimin e 73 vjeçarit grek tashmë ka nisur”, theksoi policia.
(e.m/BalkanWeb)