E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicër, u arratisën nga burgu, kapet një shqiptar dhe një kosovar

ZVICER-Policia zvicerane bën të ditur se ka arrestuar dy prej pesë të burgosurve, të cilët ishin arratisur në mënyrë dramatike nga burgu, këtë javë. Gjatë arratisë, të burgosurit përdorën armatim dhe mjete, që ua kishin sjellë bashkëpunëtorët nga jashtë.

Dy të burgosurit e kapur janë një shqiptar dhe një kosovar, të cilët ishin arratisur nga burgu Bois-Mermet afër Lozanës. Po kështu janë kapur dhe dy bashkëpunëtorë të tyre gjatë një operacioni të gjerë, me përfshirjen e mëse 80 policëve.

Dy personat e zënë janë një shqiptar, 34 vjeçar, i dënuar për krime lidhur me drogë, dhe kosovari 22 vjeçar, i dënuar për vjedhje, raporton AFP. Ata ishin zënë në një banesë në një lagje të Lozanës, së bashku me një bashkëpunëtor serb, ndërsa një serb tjetër, që dyshohet se e ka ndihmuar ikjen e tyre nga burgu, ishte arrestuar në Lucernë, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, nuk janë gjetur ende tre të ikurit e tjerë: një francez 47-vjeçar, një serb 45 -vjeçar, dhe një boshnjak 31-jeçar.

Të pesë të burgosurit e ikur kishin arritur të largohen nga burgu të martën në mëngjes, në më pak se pesë minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›