E Diel, 1 Nëntor 2026

Asad nuk tërhiqet, fajëson “komplotistët e huaj”

Ai tha e “komploti i huaj është i qartë për gjithsecilin”, teksa protestuesit vazhdojnë kryengritjen ndaj regjimit të tij. Në fjalimin e tij të parë në muajt e fundit, Asad tha se “ aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë janë përpjekur të destabilizojnë vendin”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha muajin e kaluar se më shumë se 5000 civilë janë vrarë që prej fillimit të trazirave në muajin mars.

Shtypja e protestuesve nga ana e forcave qeveritare ka bërë që Siria të jetë pre e sanksioneve të shumta të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OKB-së.

Në Siri prej ditësh gjendet një mision monitorues i Ligës Arabe i përbërë prej 165 personash. Opozita ka akuzuar se ky mision nuk po e kryen siç duhet detyrën e tij, dhe pavarësisht prezencës së tyre dhuna e ashpër ndaj protestuesve vazhdon./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-10 10:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›