BE me një qëndrim në samitin e G20 në Pittsburg

Liderat e Bashkimit Europian kanë rënë dakort që ata të dalin me një qendrim të përbashkët në samitin e G20-ës që do të mbahet në Pitsburg.
Pas mbledhjës që u zhvillua në zyrat kryesore të Bashkimit Europian në kryeqytetin e Belgjikës në Bruksel, liderat e shteteve kryesorë të BE vendosën të kishin qëndrime të njëjta për një varg problematikash globale.
Kërkesat kryesore të liderve europianë janë heqja e shpërblimeve të majme për menaxherët bankar, masa për ndalimin e spekulimeve financiare si dhe rritjen e vëzhgimit të situatës financiare me qëllim që të parandalohen kriza ekonomike globale në të ardhmen.
Ndërkaq përsa i përket taksës së tranzicionit financiar, "Tobin Tax" Europa do t'i japë më shumë kohë specialistëve financiarë për të vlerësuar efektet pozitive apo negative tësaj, përpara se ta paraqesin në G20. Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso u shpreh s se çfarëdolloj vendimi që do të votohej në në Pittsburg mbi bonuset ekonomikë, BE do ta votonte këtë ligj.
Gjithashtu në këtë takim të liderëve të G20 u vendosën edhe disa shifra të reja mbi projektet për për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe klimaterike.
Për projektet klimaterike dhe mjedisore do të harxhohen 7 miliard euro çdo vit deri në vitin 2015.
Por në këtë takim u fol edhe mbi grantet që do tu jepen vendeve të varfëra nga BE, u vendos se do të jepen 10 miliard euro ndihma.