OKB, shtetet e Lindjes së Mesme kundër armëve bërthamore
Asambleja e OKB-së organizoi një mbledhje mbi çështjen e armatimeve bërthamore me vendet e Lindjes së Mesme. Në këtë mbledhje u miratua një rezolutë që i kërkon të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme të mos përdorin armë bërthamore në konfliktet e tyre ushtarake.
Kjo rezolutë u miratua edhe nga vendet arabe të cilat vitin e kaluar e bojkotuan një nisëm të tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara pasi shteti i Izraelit nuk u përfshi në këtë nismë.
Izraeli është një nga tre shtetet e botës së bashku me Indinë dhe Pakistanin, i cili është jashtë Traktati të Mospërhapjes së armëve bërthamore dhe supozohet të jetë i vetmi vend me arsenal bërthamor në Lindjen e Mesme.
Aleati më i afërt i SHBA, Izraeli abstenoi në këtë votim, por pavarsisht këtij fakti ambasadori amerikan Glyn Davies tha se Uashingtoni ishte i interesuar që në Lindjen e Mesme të mos ketë armë të shkatërrimit në masë.
Gjatë miratimit i rezolutës ishin të gjitha vendet e industrializuara, me përjashtim të SHBA, Kanadasë, Gjeorgjisë, e cila abstenoi, ashtu siç veproi edhe India. Ndërsa shtetet e Azisë, të Amerikës Latine, të Afrikës si edhe shtetet arabe votuan pro.