E Diel, 1 Nëntor 2026

BE me prane nje marreveshjeje per nje fond me te madh ndihmash

Sot Bashkimi Evropian ju afrua me prane nje marreveshjeje per nje fond me te madh ndihmash per vendet evropiane te zhytura ne borxh.

Austria u be sot vendi i 14 nga 17 vendet e Eurozones qe duhet ta miratojne paketen ne menyre qe te filloje zbatimi i saj. Austria e miratoi paketen ndersa disa eksperte financiare po thone se fondi duhet te jete edhe me i madh ndoshta triliona dollare me shume per te mbuluar ndihmat e mundshme per qeverite evropiane me me teper borxhe.

Tani mbeten te votojne per fondin Malta Holanda dhe Sllovakia. Kjo e fundit mund  te behet pengese ngaqe qeveria e ketij vendi te Evropes Qendrore eshte e ndare lidhur me ceshtjen per ndihma te reja ndaj Greqise ndersa Athina perpiqet te shmange mospagimin e kredise se vitit te klauar.

Nderkohe kryeministri grek Jorgos Papandreu pritet te takohet sonte ne Paris me Presidentin francez Nikola Sarkozi. Zoti Papandreu po i vazhdon perpjekjet ne kryeqytetet evropiane per te siguruar mbeshtetje te re nga kreditoret nderkombetare qe Greqia te marre 11 miliarde dollare nga paketa prej 159 miliarde dollaresh. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›