E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Klinton denon sulmin e pa justifikuar kunder ambasadorit amerikan ne Siri nga turma pro regjimit

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton denoi sulmin e pa justifikuar sic u shpreh ajo kunder ambasadorit amerikan ne Siri nga turma pro regjimit nderkohe qe ai po takohej me figura te opozites ne Damask. Siria fajeson Shtetet e Bashkuara per dhunen gjate trazirave anti qeveritare.

Marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Sirise kane marre nje kthese te re nderkohe qe qeveria e Presidentit Bashar al-Asad akuzon Uashingtonin se ka nxitur grupet e armatosura te ushtrojne dhune nders turmat pro regjimit kane sulmuar ambasadorin e Shteteve te Bashkuara Robert Ford.

Nje grup prej 100 sirianesh te irituar qelluan diplomatin amerikan dhe ndihmesit e tij me domate dhe hedhurina dje kur ata mberriten per nje takim ne qender te Damaskut me udheheqesin e opozites Hasan Abdelazim.

I derguari amerikan u strehua per te mbrojtur ne zyren e politikanit sirian nderkohe qe turma pro regjimit qellonin  deren dhe me  pas demtoi rende makinat e ambasades amerikane qe u derguan ne vendin e ngjarjes.

Policia siriane thuhet se mberriti pas me shume se nje ore vonese dhe e shoqeroi ambasadorin Ford dhe koleget e tij te gjithe te pa prekur ne ambasade.

Ky ishte incidenti i dyte i ketij lloji ne me pak se tri muaj pas nje sulmi te turmes ne misionin amerikan ne muajin korrik i cili solli nje pergjigje te ashper nga administrata Obama.

Ne nje konference shtypi me ministrin e Jashtem te Nigerise  Olugbenga Ashiru sekretarja Klinton denoi ate qe ajo e quajti perpjekje krejtesisht te pa justifikuar per te kercenuar diplomatet amerikane me dhune.

Ky sulm i pa justifikuar eshte qarte pjese e fushates se vazhdueshme per kercenimin jo vetem te diplomateve amerikane por edhe te diplomateve nga vende te tjera te vezhguesve te huaj te cilet kane ngritur pyetje per ate qe po ndodh ne Siri. Kjo pasqyron mungesen e tolerances nga ana e regjimit dhe e mbeshtetesve te tij dhe eshte thellesisht indinjuese.

Administrata Obama u ka rrezistuar thirrjeve te Kongresit per te terhequr ambasadorin Ford ne shenje proteste ndaj goditjes siriane kunder demostruesve qe sipas zyrtareve te Kombeve te Bashkuara per te drejat e njeriut ka lene me shume se 2700 te vrare qe nga muaji mars.

Zyrtaret amerikane thone se ne mungese te medias nderkombetare dhe vezhguesve te te drejtave te njeriut ne Siri ambasadori Ford ka vene veten ne rrezik per te ndjekur ngjarjet dhe per te mbajtur kontakte me opozites siriane.

Sekretarja Klinton e quajti diplomatin veteran amerikan mbrojtes te domosdoshem per aspiratat e nje populli nen rrethimin e qeverise Asad dhe i beri thirrje Senatit te konfirmoje zotin Ford i cili ndodhet ne Siri i derguar me sherbim te perkoheshem nga Shtepia e Bardhe.

Sulmi ndaj ambasadorit Ford perkoi me akuzat e reja te Sirise se Shtetet e Bashkuara kane nxitur grupet e armatosura te ushtrojne dhune ndaj forcave te sigurimit.

Ministria e Jashtme e Sirise vuri ne shenjester zevendes zedhenesin e Departamentit te Shtetit Mark Tones se tha ne fillim te kesaj jave se incidentet e rrezistences me dhune ishin per fat te keq nje zhvillim i natyrshem perballe brutalitetit te regjimit.

Toner u tha gazetareve dje se akuzat e Sirise jane nje perpjekje e qeverise se Damaskut per te shmangur pergjegjesine.

Kjo eshte nje perpjekje tjeter e qeverise siriane per ti konfrontuar me ne kur ne fakt eshte nje perballje e qeverise siriane me popullin e vet. Kjo ne fakt ka te beje me kurajon dhe vendosmerine e popullit sirian qe vazhdon te qendroje ne kembe cdo dite per te shprehur te drejta e tij universale perballe brutalitetit dhe dhunes qeveritare.

Lajmet bejne te ditur se dezertore nga forcat siriane te sigurimit dhe forcave te tjera te armatosura kane ndermarre sulme kunder njesive te ushtrise per te shtypur protestuesit ne zonat e thella te vendit.

Megjithate Toner tha se pjesa me e madhe e  kundershtareve te qeverise se Asadit duket se jane te angazhuar per rrezistence pa dhune dhe kundershtojne thirrjet per nderhyrje ushtarake nga jashte te stilit libian ne Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›